Ornela Ademi, drejtuesja e një prej komiteteve të EMA-s (Agjencia Evropiane e Barnave), sqaroi në një lidhje me Skype nga Holanda se personat që e kanë kaluar Covid-19 rekomandohet ta bëjnë vaksinën.
“Në bazë të studimeve klinike është vënë re që pasi ke kaluar Covidin, imuniteti është i lartë, por kur bën vaksinën është pak më i lartë”, tha ajo.
LEXO EDHE:Italia nis dozën e tretë të vaksinave, mjekët tregojnë rastet kur rekomandohet
Më tej, mjekja ka bërë me dije se vaksina nuk ndikon te fertiliteti dhe të gjitha ato që thuhen janë teori konspirative.
“Nuk është e vërtetë që ndikon në fertilitetin, nuk ka të dhëna të tilla. Përpara se një medikament të hidhet në treg shihen efekte anësore të tij. Përsa i përket vaksinës nëse do të kishte një efekt të tillë, vaksina nuk do të konfirmohej. Prandaj po të hysh te faqja e EMA, shikon që nuk ka lidhje dhe shikon të gjitha informacionet nëse duhet bërë vaksina. Vajzat dhe djemtë që kanë në plan duhet ta bëjnë vaksinën dhe nuk ndikon te fertiliteti”.
Ndërsa sa i përket, grave që janë shtatzënë, Ademi ka rekomanduar bërjen e vaksinës, por nëse ato nuk kanë kontakte me njerëz të shumtë, mund edhe mos ta bëjnë.
“Nuk ndikon as te fetusi, por sipas studimeve klinike duhet bërë kujdes, nese një person shtatzënë nuk del shumë, nuk ka kontakt me njerëz, atëherë mund edhe mos ta marrë vaksinën”./abcnews.al