A rrezikon t’i hiqet çmimi që mori Will Smith? Akademia e Filmit reagon pas shuplakës ndaj komedianit

schedule22:06 - 28 Mars, 2022

schedule 22:06 - 28 Mars, 2022

Shuplaka ndaj Chris Rock mund t’i kushtojë Will Smith-it çmimin Oscar si aktori më i mirë. Ngjarja ndodhi pas një batute që komediani bëri ndaj gruas së aktorit, për flokët e rruara. Pasi e gjuajti me shuplakë, Smith i drejtohet duke i thënë që të mos e përmendë emrin e gruas së tij.

Smith më vonë kërkoi falje gjatë fjalës së tij pasi fitoi çmimin për aktorin më të mirë. Në vitin 2017, Akademia nxori një sërë udhëzimesh të quajtura “Standardet e Sjelljes” që mund të çojnë në humbjen e çmimit nëse shkelen rregullat e tyre.

 

“Akademia është kategorikisht kundër çdo forme abuzimi, ngacmimi ose diskriminimi në bazë të gjinisë, orientimit seksual, racës, përkatësisë etnike, paaftësisë, moshës, fesë ose kombësisë. Bordi i Guvernatorëve beson se këto standarde janë thelbësore për Akademinë si mision dhe reflektues i vlerave tona.”

A mund t'i hiqet Oscar-i Will Smith-it? Akademia përballet me presion për t'u përgjigjur pasi ylli i King Richard theu Kodin e Sjelljes së Akademisë, të hartuar gjatë Lëvizjes Me Too

Akademia ka lëshuar një deklaratë pas incidentit. “Akademia nuk e toleron dhunën në asnjë lloj forme. Sonte ne jemi të lumtur të festojmë për triumfuesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga dashamirësit e filmit në mbarë botën.”

Akademia shkroi në Twitter mosmiratimin e saj për 'dhunën e çdo forme' vonë të dielën në mbrëmje

Sakaq, akademia ka bërë të ditur se ka filluar zyrtarisht një hetim rreth incidentit të ndodhur.

“Ne kemi filluar zyrtarisht një hetim rreth incidentit dhe do të shqyrtojmë veprimet dhe pasojat e mëtejshme në përputhje me aktet tona nënligjore, standardet e sjelljes dhe ligjin e Kalifornisë”, thuhet më tej në deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!