A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

schedule18:09 - 23 Mars, 2023

schedule 18:09 - 23 Mars, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri beson se në Elbasan,  gjatë zgjedheve lokale, nuk do të përsëriten situata, si ngjarja e rëndë më 21 prill 2021, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.

Në një intervistë për ABC News, Gjiknuri u shpreh se situata në Elbasan është aktualisht e qetë.

Sipas Gjiknurit, nëse opozita do të organizojë sërish grupe të ashtuquajtura të mbrojtjes së votës, shteti ligjor do të veprojë dhe nuk do të tolerojë.

“Ka vite që Elbasani nuk ka ndonjë ngjarje për t’u theksuar. Natyrshëm që ka ndonjë ngjarje kriminale si kudo tjetër, por mendon se situata është shumë më e qetë, nuk besoj që do të kemi më  ato situata të përsëritura të vitit 2021. Nuk besoj që opozita e foltores do të organizojë prapë grupe të ashtuquajtura të mbrojtjes së votës që do të provokojnë tensione në qytet. Nuk e besoj. Nëse do të jetë kjo, natyrshëm që shteti ligjor do të veprojë dhe nuk do të tolerojë më fenomene të tilla”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!