Pala greke vijon të vendosë gjoba për emigrantët shqiptarë të cilët kanë kaluar afatet në shtetin grek.
Gazetari Orgest Sako nga Kakavija raporton se emigrantët shqiptarë vijojnë të gjobiten çdo ditë me gjoba që variojnë nga 600 deri në 1200 euro.
Emigrantët shqiptarë mbetën të bllokuar në Greqi pas mbylljes së kufijve për shkak të përhapjesë së Pandemisë së koronavirusit.
Ndërkohë, emigrantët sezonalë vijojnë të shkojnë në shtetin grek. Në orët e para të mëngjesit kanë kaluar 3 autobusë me 80 emigrantë që do shkojnë të punojnë në Greqi. /abcnews.al