EKSKLUZIVE/ A po tregohet i sinqertë Nuredin Dumani me drejtësinë, çfarë po fsheh?

schedule23:04 - 23 Maj, 2022

schedule 23:04 - 23 Maj, 2022

Rrëfimet e Nuredin Dumanit kanë pushtuar gjatë ditëve të fundit të gjitha mediat, ku janë përmendur emra, porosi për vrasje, porositësit dhe shënjestra.

Por sa i sinqertë është treguar Nuredin Dumani me drejtësinë?

Burime pranë grupit hetimor në lidhje me dy personazhet Henrik Hoxhaj dhe Dumani kanë bërë të ditur ekskluzivisht për Abc, se vëllai i Nuredin Dumanit, Dashamir Dumani nga të dhënat e TIMS ndodhet jashtë Shqipërie ka marrë pjesë në 3 ekzekutime, atë të Andi Zylyfit në aksin rrugor Elbasan-Peqin, momenti i dytë ku ai dyshohet se ka marrë pjesë është ekzekutimi i vëllezërve Shkoza në Durrës dhe rasti i tretë është ekzekutimi i trefishtë në Elbasan, ku u vranë Endri Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Dumani.

Dyshohet se nga të dhënat operative që janë mbledhur nga puna hetimore prej disa muajsh rresht se vëllai Dashamir Dumani ka bashkëpunuar me të vëllanë dhe Talo Çelën në disa krime, para se ata të ktheheshin kundër njëri-tjetrit.

Në dëshminë prej qindra faqesh të dhënë nga Dumani para prokurorëve në spitalin e burgut nuk  përmendet asgjë nga këto.

Në kohën kur u ekzekutua Andi Zylyfi policia ka shkuar në banesën e Nuredin Dumanit, ku gjeti vetëm atë të cilin e shoqëroi dhe e liroi më vonë.

Por në dëshminë e Dumanit del që policia nuk ka kryer kontroll në banesë, pasi në momentin që është shoqëruar Nuredini, në një nga dhomat e banesës ka qenë edhe Dashamiri, i cili ishte i dyshuari kryesor për ngjarjen.

/T.H/Abcnews.al/