A po tërhiqet Paloka nga lëvizja e Berishës?

schedule22:25 - 22 Janar, 2022

schedule 22:25 - 22 Janar, 2022

Deputeti Edi Paloka, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i shkarkuar nga Lulzim Basha pasi iu bashkua lëvizjes së Sali Berishës duke u zgjedhur në Kongresin e 11 Dhjetorit anëtar i Komisionit të Rithemelimit duket se po tërhiqet edhe nga mbështetja për ish-kryeministrin.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Paloka nuk reshti duke sulmuar dhe akuzuar Lulzim Bashën, por edhe eksponentë të tjerë të PD-së që i kanë kthyer krahët Sali Berishës.

Por një fjali e tij në fund ishte më e fortë se vreri kundër Lulzim Bashës. Deputeti demokrat tha se për shkak të përgjegjësive që ndjen për situatën që ndodhet PD-ja sot, nuk mund të angazhohet më shumë me Komisionin e Rithemelimit.

Nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja” tha Paloka. Por a do të thotë kjo tërheqje përfundimtare nga grupi i Berishës? Fjalia ishte e qartë.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!