A po prishen raportet Lukashenko-Putin? Ekspertët: Po çmontohen bazat ushtarake ruse në Bjellorusi

schedule20:38 - 6 Korrik, 2023

schedule 20:38 - 6 Korrik, 2023

Njeriu i cili rriti frikën e një grushti shteti në Rusi, kreu i Wagnerit Yevgeny Prigozhin nuk është më në Bjellorusi. Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko pohon se Prigozhin ndodhet aktualisht në Shën Peterburg, duke shkaktuar shumë paqartësi.

“Me sa jam i informuar, luftëtarët gjenden në kampet e tyre. Sa për Prigozhin, ai është në Shën Peterburg. Nuk është në territorin e Bjellorusisë”, citohet të ketë thënë Lukashenko.

Një tjetër zhvillim i cili u raportua lidhet me faktin se po çmontohen bazat ushtarake të Rusisë që ndodhen në Bjellorusi, të cilat shërbenin për përgatitjen e ushtarëve për luftë kundër  Ukrainës.

Kjo temë u trajtua sot në “Lufta dhe Paqja” në  ABC News. Kolonel Dritan Demiraj tha se e ardhmja e Lukashenkos është në “duart” e Putinit dhe në këtë kuadër, ai thotë se nuk e ka mundësinë dhe forcën për të marrë një vendim të tillë.

“Unë gjykoj se e ardhmja politika e Lukashenkos është krejtësisht e varur nga Vladimir Putinit. Pse? Sepse të dyja vendet, kanë qenë të varura nga njëra tjetra, federata ruse  ka ndihmuar Lukashenko. Besoj se këtu mund të kemi të bëjmë me çmontonim e bazë, e cikla kishte filluar të ndërtohet për Wangner, Në territorin e Bjellorusisë gjenden 130 mijë trupa. Nuk kemi të bëjmë me një bazë, por me një sëre bazash, të cilat janë të shpërndara në jugun  e Bjellorusisë. Këtu kemi të bëjmë më shumë për trupat Wagner njëra mundësi, dhe së dyti,  Lukashenko ka marrë një paralajmërim të fuqishëm nga perëndimi për largimin e trupave ruse. Por përsëri unë i qëndroj asaj që thashë: ai se ka mundësinë dhe forcën për të detyruar Putinin të largojë forcat”, tha Demiraj.

Por ndryshe nga Demiraj, kapiteni Artur Meçollari thotë se deklarata është e fortë dhe kjo tregon se Lukashenko po synon të ndryshojë kurs në raport me Kremlinin.

“Deklarata është e fortë, dhe nga mënyra se si është formuar tregon se Lukashenko po ndryshon kursin. Gjithsesi historia a e tij ka treguar se ka qenë një vasal i Putinit. Duhet të provohet, nëse ajo është e vërtetë”, shtoi Meçollari./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!