Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A po ndërhyjnë serbët në zgjedhje?/ Abrashi: Ka informacione që Vetëvendosje ka bërë tregti me Listën Serbe për kalimin e ligjeve të rëndësishme

schedule17:34 - 21 Shkurt, 2025

schedule 17:34 - 21 Shkurt, 2025

Analisti Emir Abrashi,i ftuar në ‘Balkan Update’ komentoi zhvillimet e fundit politikenë Kosovë duke përmendur ndikimin e Listës Serbe në qeverinë e Kosovës.

Sipas tij, ka pasur informacione se Lëvizja Vetëvendosje i është dashur të bëj tregti me Listën Serbe për kalimin e ligjeve të rëndësishme në Kosovë.

“Serbia është përfshirë në zgjedhje përmes politikanëve dhe partive që kanë operuar në Kosovë që vitet e fundit ka qenë një bashkim i partive serbe dhe kjo i ka dhënë Serbisë një pushtet të konsiderueshëm në Kosovë.

Gjatë mandatit të kaluar kemi pasur edhe rrjedhje të informatave që kanë treguar se Vetëvendosja për kalime të ligjeve të rëndësishme i është dashur të bëj tregëti me Listën Serbe. Përsa kohë ekziston Lista Serbe në Kosovë, Serbia do të ketë ndikim. Të paktën të sigurohet skena politike që t’i forcojë serbët që nuk janë pjesë e Listës Serbe.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!