A po kursejnë më shumë shqiptarët gjatë pandemisë? Ekspertja e Procredit Bank zbulon praktikat më të mira

schedule10:30 - 26 Nëntor, 2020

schedule 10:30 - 26 Nëntor, 2020

Nertila Lamçe, përfaqësuesja e Procredit Bank e ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa tregoi se si ka ndikuar pandemia tek qytetarët në aspektin ekonomik.

Ajo u shpreh se nga njëra anë ka patur një rënie të kursimeve, por nga ana tjetër ka patur nga ata qytetarë që kërkojnë t’i mbajnë fondet të lira për t’i përdorur.

Situata në të cilën ndodhemi patjetër që është transmetuar dhe në sjelljen e klientëve. Shpenzimet dhe investimet e planifikuara i kanë shtyrë për një moment të dytë me shpresën se kjo situatë do të normalizohet për të gjithë. Kemi rënie të konsumit sepse shumë aktivitete dhe shërbime janë kufizuar.

Ajo që do të theksoja është që në përgjithësi kjo situatë dhe pasiguri ndikon psikologjikisht dhe kjo bën që ato shpenzimet dhe investimet që duam t’i bëjmë dhe t’i analizojmë më shumë nga risqet që kemi.  Këto faktorë kanë bërë që si individët dhe bizneset të kenë më shumë fonde të depozituara në banka dhe tregu ka likuiditet më të shtuar.

Nga ana tjetër, klientët tashmë duke qenë se ka rënë konsumi, duan që të kenë dhe fonde të vlefshme dhe t’i përdorin kur t’ju nevojiten, nëse do të duhet të përballen me një situatë të papritur.“, u shpreh ajo. /abcnews.al