Kreu i Partisë Demokratike në një bashkëbisedim me gazetarin Enkel Demi në ABC-ja e mëngjesit tha se në Shqipëri po shfrytëzohet situata pandemike për të instaluar shtetin totalitar në vend.
Sipas Bashës, shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria tregon dështimin e saj dhe se ata që drejtojnë vendin nuk kanë patur një plan dhe strategji të qartë për përballimin e situatës.
Më tej kreu i PD tha se edhe pse po tentohet vendosja e një regjimi në vend, opozita nuk do e lejojë dhe se nuk asgjë që mund të mbajë shqiptarët nën thundër.
Pjesë nga biseda:
Lulzim Basha: Fati i mirë i Shqipërisë është që është në zemër të Evropës. Ne nuk kemi lejuar që opozita është fasadë dhe kemi treguar që Edi Rama është një one man shoë dhe ky është një shtet kartoni, i paaftë të bëj minimumin. Në këtë moment që ndodhemi për fat ytë keq këta janë në krye të shtetit. Detyra e opozitës është të ushtrojë presionin e mundshëm së bashku me mediat, biznesin, qytetarët, që shqiptarët të marrin ato që i takojnë. Ne do të vazhdojmë të insistojmë që qeveria tu kthej paratë shqiptarëve sepse ishte ajo që i mori këto masa dhe solli këto pasoja ekonomike. Ne këtu do të vazhdojmë të ngremë zërin. Media dje mori një tjetër lajm të keq, sepse liria e medias në Shqipëri ka njohur tjetër rënie. Të bashkohemi me të gjitha format dhe mënyrat, sigurisht duke respektuar masat që kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve, për ti imponuar këtyre dhe detyruar të bëjnë sipas ligjit deri në momentin që qytetarët do vendosin me votë të lirë atë që duan të jetë drejtuesi i tyre. Edi Rama me tërheqjen nga akuza ndaj BILD, ka pranuar mungesën totale të legjitimitetit të kësaj qeverie.
Enkel Demi: Është interesante sepse qeveria ka vendosur të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme deri në 29 qershor. Unë do ju lexoj një reagim të Aurel Plasari, ai thotë; që nëse ky është lajm i vërtetë Rama, Manastirliu, Fico etj na kanë gënjyer. Ata duhet të japin llogari në gjyqin speciale të pasluftës që në Shqipëri asnjëherë nuk bëhet por që në këtë rast ka përgjegjësi edhe kryetari i opozitës shqiptare. Ju keni marrë pjesë në 2 mbledhjet e Këshillit të Sigurimit, jeni pjesë e këtij pazëlli dhe keni dhe ju përgjegjësinë. Me sa kuptoj njerëzit kërkojnë një reagim më energjik.
Lulzim Basha: Opozita shqiptare është pararojë e opozitave evropiane në ritmin dhe propozimit për të ndihmuar njerëzit. Natyrisht që bjerrja e shtetit nuk ka ardhur gjatë pandemisë por përpara pandemisë dhe shumëkush i është bashkuar thirrjes së opozitës por të kthyer shtetin ligjor, edhe ata që i bashkohen tani janë të mirëpritur. Është e rëndësishme që në këtë situatë prioritet është të garantohet shëndeti, dhe jeta e shqiptarëve. Opozita ndërkohë nuk ka patur asnjë lloj sprapsje sa i përket axhendës për të rikthyer shtetin ligjor si e vetmja mënyrë për tu përballur me regjimin që po instalohet me rastin e pandemisë dhe që kërkon të kontrollojë jetën, buxhetin e shqiptarëve. Kjo do të refuzohet me të gjitha format dhe mënyrat.
Enkel Demi: Komisioni i Venecias vë në duke që disa vendime janë duke e çuar këtë vend drejt autoritarizmit. liria e medias në Shqipëri ka bërë regres ndërkohë në Kosovë progres, është njoftuat këshilli i Europës që për të drejtën e pronës, protestave, privatësisë do bëhet si duan vetë. Pjesa tjetër që është e rëndësishme, po të dilni në protesta ata kanë të drejtën legjitime t’ju fusin në shtëpi dhe askush nuk pyet. Ju thoni se Europa e ka mendjen tek ne, Evropa nuk e ka fare mendjen tek ne. Ky është një moment kryevepër me kufij të mbyllur që të montohet një autoritet, a ka një reagim me këtë?
Lulzim Basha: Nuk jam dakord me të gjithë gjërat që thatë. Vetë ndërgjegjësimi që ka ardhur për shkak të opozitës vitin e kaluar ka bërë të mundur që shumica e shqiptarëve ta shohin për atë që është vërtetë kjo qeveri. Po marrim tiparet e një regjimi. Është një shtet letre, tigër prej kartoni. Nëse sot kemi një bashkim më të madh të shqiptarëve që e kuptojnë këtë, por nuk ka grusht njerëzish që ti mbajë shqiptarët nën thundër.
Enkel Demi: Por në fakt po na mban, e komandon ai orarin e ajrimit…
Lulzim Basha: Duhet ti ndajmë gjërat, karantina dhe vetëkarantinimi është një masë e hershme. Tashmë pas 5 javësh pas fillimit të karantinës e ka bërë këtë pa plan, pa strategji dhe ka dëshmuar dështimin e shtetit. Unë gjykoj se ka nje shumë energji shumë të madhe njerëzisht që me të drejtë është e tejngopur për situatën, por dhe e vendosur për të kërkuar rrugë tjetër. Dhe këtu opozita ka një rol “kyç” për tu treguar shqiptarëve se ka një rrugë tjetër. Një rrugë që njerëz të zgjedhur me votë të lirë shërbejnë me dinjitet, me ndershmëri interesat e tyre. Me programin tonë ekonomik, me vizionin tonë, me planin tonë për një Shqipëri normale, Partia Demokratike është gati të marrë drejtimin e vendit./abcnews.al