A po i kushton Ardi Veliu, PS-së? Flet Ilir Beqja: Lëreni të bëjë detyrën

schedule19:45 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 19:45 - 14 Dhjetor, 2020

Nën akuzë nga protestuesit ditët e fundit është drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu. Qytetarët që kanë dalë në protestë kërkojnë largimin e tij nga detyra. Por kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për të mos e shkarkuar. Por a po i kushton Ardi Veliu qeverisë socialiste? Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqja në një lidhje me Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu kërkoi që policia të lihet që të bëjë detyrën.

“Protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e drejtorit të policies, për cfarë? Një polic nuk është policia e shtetit, nuk është se kemi pasur në vijimësi akte të ekzagjëruara, që të kishim një vijë të caktuar të frymëzuar nga drejtuesit e lartë që të arrinim në përfundimin se ajo ngjarje është rrjedhojë e drejtimit profesional që i ka bërë Ardi Veliu policisë. Një episod nuk është policia e shtetit. Duhet ta lëmë policinë që të bëjë detyrën e saj. Nuk jemi në gjendje ne të vlerësojmë gravitetin e një ngjarje. Policia ka informaciom shumë më tepër se ne” tha ai.

Po si forcë politike, a duhet PS-ja të vlerësojë detyrën e drejtorit të policisë? “Nëse kërkoni vlerësimin e forcës politike, forca politike e bën vlerësimin politik me ministra dhe zv/ ministra, pjesa tjetër bëjmë mirë që nuk e përziejmë politikën në vlerësimin si e bën detyrën drejtori do të kishim bërë një gabim shumë të madh që do të kishte pasoja për vendin” përfundoi ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!