Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka zbuluar se shtetasit e huaj që jetojnë në Shqipëri mund të tërheqin pensionet e tyre në vendin tonë. Ajo ka theksuar në emisionin “Sheshi i dollarit” se shuma do t’i transferohet në llogaritë e tyre bankare pa asnjë kosto shtes administrative.
Sakaq, Manjani tha se pensioni i tyre do të paguhet me valutën e vendit përkatës dhe si referencë do të merret kursi i këmbimit zyrtar.
“E njëjta gjë vlen dhe anasjellta, pra marrëveshjet dypalëshe, përcaktojnë përfitimet e çdo shtetasi, nuk ka rëndësi nëse ai është shtetas shqiptar apo jo, rëndësi ka të jetë rezidentë në shtetin shqiptar dhe për të njëjtin informacion ai mund ti drejtohet autoriteteve respektive në Shqipëri. Sigurisht që përfitimet që ata kanë siguruar nëpërmjet punës së tyre, do ti transferohet në llogaritë e tyre bankare pa asnjë kosto shtesë administrative.
Nëse aplikimi bëhet në vendin e origjinës, të gjitha përfitimet e siguruara do të merren në vendin e daljes në pension. Pra, nëse një shtetas italian vendos që me mbushjen e moshës së daljes në pension, do të vërë në dispozicion një llogari bankare, do bëhet tranferta nga shteti italian në shtetin shqiptar dhe këto përfitime ai do t’i ketë mundësi ti përfitojë në llogarinë e tij personale në shtetin shqiptar dhe anasjelltas.
Do të paguhet me valutën e vendit përkatës dhe si referencë do të merret kursi i këmbimit zyrtar”, u shpreh ajo./abcnews.al