A pati përplasje para vrasjes së Saimir Hoxhës? Hetimi i SHÇBA: Nga pajisja me jelekë te negocimi me Aldi Ramën

schedule12:45 - 30 Shtator, 2021

schedule 12:45 - 30 Shtator, 2021

Pas vrasje së nënkomisarit Saimir Hoxha, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) po heton në drejtim administrativ dhe penal për të verifikuar të gjitha procedurat që janë ndjekur në raport me manualet që duhet të ndjekë policia kur merr një aksion anti-kanabis.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e ABC Xhensila Kodra, se hetimi po kryhet nga SHÇBA në Ministrinë e Brendshme dhe jo nga ajo e Lezhës pasi edhe kjo e fundit është pjesë e verifikimit, duke qenë se nënkomisari ishte me shërbim në Lezhë.

Lexo edhe: Ylli i Saimir Hoxhës vendoset në murin e Kujtesës, Rama: Numri më pak se gishtat e një dore

SHÇBA po heton nëse pa pasur urdhër pune dhe më gjerë. Ndërsa në drejtimin penal po hetohet edhe mundësia e përplasjes së mundshme të efektivëve të policisë pranë makinës ku ndodhi ngjarja si dhe nëse ka pasur tejkalim kompetencash në përdorimin e armës, lëvizjet dhe paralajmërimet.

Pjesë e hetimit është edhe operacioni i RENEA-s për kapjen e Aldi Ramës, ku do të verifikohet nëse ka pasur thirrje me megafon për t’i kërkuar të dorëzohet Po ashtu, në fokus të hetimit është edhe pajisja ose jo me jelekë anti-plumb të efektivëve dhe verifikim i efektivit Saimir Hoxha nëse ishte ose jo në orar zyrtar të punës. m.v/abcnews.al