Si ndikon Covid-19 tek goditja në tru? Mjekët: Shenjat e para të sëmundjes, trajtimi dhe pasojat

schedule09:22 - 11 Maj, 2021

schedule 09:22 - 11 Maj, 2021

Mjeket neurologe, Ina Buxhelaj dhe Entela Basha si dhe radiologu intervencionues Klodian Cani ishin të ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ku folën për stroke-n dhe shkaqet e tij. “Stroke” ndodh kur një pjesë e trurit nuk e kryen funksionin e tij të plotë ndaj dhe trajtimi i duhur në kohë minimizon dëmtimet e tij si dhe ul shanset e pasojave që lë kjo sëmundje.

Mjekja në Spitalin Amerikan, Buxhelaj shpjegoi se faktorët që ndikojnë tek kjo sëmundje janë stili i jetesës, patologjitë, hipertensioni, diabeti, konsumi i duhanit, jeta sedentare, obeziteti dhe dietat e këqija. Mjekët vunë theksin gjithashtu dhe tek shtimi i rasteve me këtë sëmundje për shkak të koronavirusit.

Përsa i përket shenjave të para, mjekja Entela Basha tha: “Janë të dukshme dhe të kapshme nga çdo individ, duket që është diçka krejt ndryshe nga rutina, nga rëndimi i dorës dhe këmbës, mpirja e fytyrës, problemet e shikimit, dëgjimit, ekuilibrit dhe ndonjëherë kur dëmtimet janë të konsiderueshme në tru mund të jenë dhe të sëmurë në gjendje kome.”

Duhet të vlerësohet se stroku është sëmundje akute, dhe patjetër që kërkon vlerësim nga mjeku specialist nga neurologu për një diagnozë të saktë.”, u shpreh Entela. Doktori shpjegoi se një nga ndërhyrjet më efikase të strokut është trombektomia mekanike që kryhet “nëpërmjet disa tubave në arterie, duke shkuart tek vendi i bllokimit dhe hequr strokun që ka bllokuar enën e gjakut.”