A ndikoi deklarata e Ramës për rritjen e menjëhershme të çmimit të naftës? Përgjigjet deputeti i PS

schedule23:06 - 8 Mars, 2022

schedule 23:06 - 8 Mars, 2022

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për rritjen e çmimit të naftës dhe mungesën e energjisë elektrike në ditët në vijim, ishte një tjetër pikë diskutimi në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Pikërisht deklarata e kryeministrit Edi Rama solli debat mes deputetit socialist Etien Xhafaj dhe konsulentit të energjisë Reshard Këlliçi.

I pyetur nga moderatori Xhafo se a ndikoi rritja e menjëhershme me 30 lekë e çmimit të naftës pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama, Xhafaj theksoi se çmimi i naftës është rritur edhe në SHBA pasi ka lëvizur në bursë.

Pjesë nga debati:

Xhafo: A përhapi panik Edi Rama?

Xhafaj: Jo. Sepse është një thirrje normale për të kuptuar kontekstin e një situate. E njëjta gjë ndodhi në tetor, dolën dhe thanë se ky bëri panik, por më pas u morën masa dhe situata u zgjidh. E para njëherë asnjë se di kohëzgjatjen e krizës, kriza ka sjellë një dëmtim të zinxhirit të vlerës në të gjitha tregjet kritike në botë.

Këlliçi: Ke që në tetor që flet për krizë, ky është paniku.

Xhafo: Në Shqipëri dihet që 2-3 grosistë ndryshojnë çmimin e naftës. Nëse unë shoh kryeministrin nëse unë shoh të thotë që nuk do të ketë energji, atëherë unë sot për nesër e rris naftën me 30 lek. Çfarë ndodhi nga dje sot?

Xhafaj: Në SHBA nga dje sot u rrit me 26 cent. Gjatë natës ka patur një goditje masive në të gjitha bursat, ka patur një goditje masive ku kanë rënë stoqet që kanë të bëjnë me teknologjinë dhe janë rritur vetëm ato të energjisë.

Xhafo: A ka të drejtë të ndërhyjë qeveria e Shqipëri?

Xhafaj: A është ky momenti nëse ndërhyhet apo jo, vlerësohet situata. Në tetor pa ardhur lufta pati një problematikë për energjinë. Ku dështoi Kosova dhe pati progres Shqipëria është pikërisht kjo, në Kosovë KEK shpesh nuk siguronte dot as energjinë që konsumohej atë ditë. Ajo që bëmë ne hodhëm 200 milionë euro, u la i lirë biznesi madh, u subvencionua çmimi për biznesin e vogël dhe familjarët. Ne këtë moment kemi dhe luftën. Lufta ka sjellë rritje. Rrjedhimisht ky nuk është problem vetëm i Shqipërisë por në të gjitha anët.

Këlliçi: Duhet të flasim për fakte. Folëm vitin e kaluar për krizën energjetike, ne nuk kemi burime qymyri, nuk kemi burime bërthamore kemi burime hidrike. Duhet të kemi parasysh diku në gjysmën e energjisë që OSHEE merr e merr nga KESH, pra nuk ke ekspozim çmimesh, tek pjesa tjetër ty të vjen nga HEC-et private, të cilat i ke në Shqipëri, pjesa tjetër është ajo që ne e blejmë energjinë jashtë. Pjesa e ekspozuar është 25-30%, kjo do të thotë që në fund llogaria nuk del ashtu. Mendoj se fakti që nga 87 biznese të mëdha vetëm 11 janë liberalizuar vërtetë, është se OSHEE i ka mbajtur peng këto biznese.

Xhafaj: Ajo që tha sot kryeministri ishte se sot jemi përballë një krize më të madhe se ajo që përballuam në tetor-janar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!