A ndikoheni lehtësisht nga të tjerët? Testi që do t’ju tregojë të vërtetën

schedule17:44 - 31 Janar, 2023

schedule 17:44 - 31 Janar, 2023

Sado të parëndësishme të duken, iluzionet optike zbulojnë shumë për mënyrën se si funksionon truri ynë. Secili prej nesh i interpreton ato ndryshe, disa më abstrakte, të tjerët logjikisht, dhe kjo i bën ato edhe më interesante.

Imazhi më poshtë është një lojë psikologjike që do të zbulojë nëse ndikoheni lehtësisht nga të tjerët ose nëse nuk ndryshoni kurrë mendimet tuaja. Testi u ngarkua në TikTok nga @mia_yilin. Çfarë vini re? Figura e një gruaje me flokë të gjata të zeza apo fytyra e një plaku?

@mia_yilin The first thing you see in this picture says a lot about your personality! #personalitytest#psychology#chinese #fortune #trending #fengshui #funfacts#entertainment #chinesewithmia #mia_yilin#asian #fypシ #fyp ♬ original sound – Mia Yilin 💖

Nëse e sheh gruan, je shumë i sjellshëm dhe i fal të tjerët lehtësisht. Jeni burim energjie pozitive por ndikoheni lehtësisht nga kritikat negative të të tjerëve dhe kjo shpesh është shkatërruese për ju. Ju nuk ndiqni instinktet tuaja, por mbështeteni në atë që të tjerët mendojnë për ju dhe si rezultat shpesh ju çojnë në vendime të gabuara.

Nëse keni parë fytyrën e një plaku, do të thotë krejtësisht e kundërta. Ju nuk i besoni gjykimit as të atyre që janë shumë të afërt dhe nuk ju intereson nëse mendimi juaj kënaq të tjerët. Ju shqyrtoni gjithçka me logjikë dhe analizoni situatat në thellësi, por mbështeteni vetëm në bindjet tuaja pa nënvlerësuar, natyrisht, mendimin e të tjerëve.