“A mundemi ju lutem ta bindim burrin tim?”, Arbenita kërkon ndihmën e fansave për këtë gjë

schedule21:08 - 1 Prill, 2021

schedule 21:08 - 1 Prill, 2021

Reperi Fero dhe bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë.

Ata kanë vetëm pak muaj që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, ndërsa presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.

Së fundmi, Arbenita me anë të një postimi thotë se nuk po e bind Feron ta mbajë stilin e flokëve si në foto.

“A mundemi ne të gjithë ju lutem ta bindim burrin tim t’i mbajë flokët e tij kështu përgjithmonë, pasi më pëlqen më shumë?”, ka shkruar ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!