A mund të pengojnë hakerat prodhimin e vaksinave kundër COVID-19?

schedule10:33 - 24 Qershor, 2020

schedule 10:33 - 24 Qershor, 2020

LEEZA GARBER, Newsweek

Mediat sociale shpërthyen javën e kaluar kundër një sulmi masiv kibernetik të “DDoS”, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Raportet treguan se T-mobile, gjigantët e mediave sociale dhe internetit, kishin probleme me shërbimin, madje dhe grupi “Hacktivism”, reagoi në Twitter për këtë polemikë.

Leeza Garber, konsulente dhe avokate e specializuar për sigurinë në internet, tregon se pavarësisht se  këto sulme nuk u vërtetuan, sulmet e DDoS kanë ndodhur për vite me radhë.

Dhe në këtë drejtim, ajo shtron pyetjet: Çfarë do të ndodhte nëse një sulm kibernetik nga DDoS, do të godiste SHBA-në gjatë pandemisë? Çka nëse sulmi do të shënjestronte strukturën prodhuese të vaksinave për COVID-19?

Disavantazhet e sigurisë në internet vazhdojnë të ekspozohen dhe shfrytëzohen gjatë pandemisë.

Sulme të tilla gjithashtu kanë goditur spitalet në mbarë SHBA-në, nga Kolorado në New York, duke sulmuar sistemin e të dhënave ditore ndërsa kriminelët kibernetikë paguhen me shuma të caktuara, raporton abcnews.al

Edhe modele të tjera akademike janë duke u përdorur kundër hakerave, shkruan më tej Garber.

Në mesin e muajit maj, FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Infrastrukturës, lëshoi një njoftim të përbashkët që fliste për rekomandime dhe gatishmëri ndaj përpjekjeve kineze që synuan sulmin ndaj organizatave amerikane që kryejnë hulumtime për COVID-19.

Sipas saj, kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të publikojnë studimet e vaksinave dhe jo vetëm hulumtimet e përgjithësuara në lidhje me COVID-19.

Kështu sulmet kiberntike vazhdojnë të rriten në mënyrë të vazhdueshme ndaj qendrave akademike, ndërmarrjeve bioteknike dhe gjigantëve farmaceutikë, raporton abcnews.al

Mirëpo faza tjetër në lidhje me pandeminë COVID-19 do të operojë ndryshe, duke filluar nga objektet e prodhimit.

Që nga 18 qershori, 32 vaksina do të testohen që nga faza e parë deri te e treta, përveç disa të tjerave që gjenden në fazat e hershme të studimit.

Operacioi “Warp Speed” i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një program që ka për qëllim përshpejtimin, zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave si dhe terapive dhe diagnozave ndaj COVID-19.

Mirëpo qëllimi i saj kryesor është gjetja e një vaksine të mundshme që nga janari, raporton abcnews.al

Por, sipas Leeza Garber, fatkeqësisht nuk është e pazakontë që qendrat prodhuese të jenë shënjestër e sulmeve në internet  dhe prodhimi i vaksinave ka qenë synim i sulmeve edhe në të kaluarën.

Vetëm gjatë vitit 2017 kompania farmaceutike Merck u sulmua nga “NotPetya” për vaksinat e fëmijëve Gardasil, duke detyruar gjigantin e kompanisë të kërkojë njësi shtesë të këtij ilaçi nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Prodhimi i një vaksine COVID-19 paraqet një “mundësi të artë” për hakerët që kanë qëllime të këqija, qoftë për të fituar famë (me një sulm DDoS), qoftë në  publikimin e informacioneve, dhe përftimeve për para.

Në një raport të fundit, Zyra e Përgjegjësisë së SHBA-së, lëshoi një azhurnim duke theksuar se mijëra objekte kimike në të gjithë vendin, janë në synim  të  sulmeve kibernetike, për shkak të politikave dhe procedurave të sigurisë në internet, raporton abcnews.al

Sulme të ndryshme kundër kompanive të prodhimit të vaksinave tashmë janë bërë të ditura si në Izrael, Europë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, thekson Garber.

Gjithashtu ballafaqimi me pandeminë aktuale është një detyrë gjithëpërfshirëse në nivel lokal, shtetëror dhe kombëtar.

Në muajin maj, “Cyber Peace”  bëri thirrje për të gjitha qeveritë: “Punoni së bashku për të ndaluar sulmet në internet në sektorin e shëndetësisë”, duke iu adresuar edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kryqit të Kuq, politikanëve dhe akademikëve të tjerë të mirënjohur.

Garber konsideron se fushata është një iniciativë e rëndësishme, megjithëse sulmet kibernetike do të vazhdojnë të shpërthejnë dhe vigjilenca e shtuar është opsioni i vetëm.

Si përfundim, Garber shkruan se sektori i kujdesit shëndetësor, duhet të  zbatojë praktikat më të mira ndërsa ecim përpara drejt një vaksine./abcnerws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!