Përdorimi i maskave kirurgjikale për të parandaluar infeksionin është popullarizuar në shumë vende të botës, veçanërisht në Kinë gjatë përhapjes së koronavirusit, ku njerëzit i vendosin për t’u mbrojtur.
Maskat kirurgjikale u futën për herë të parë në spitale në fund të Shekullit 18, por ato nuk u përdorën në publik deri në shpërthimin e gripit spanjoll në 1919 që vazhdoi të vriste mbi 50 milion njerëz.
Paralajmërimi kundër mbulimit pasi numri i rasteve po rritet gjithnjë e më shumë. Dr David Carrington, nga St George-s, Universiteti i Londrës, tha për “BBC News” se “maskat kirurgjikale për publikun, nuk janë një mbrojtje efektive kundër viruseve ose baktereve të bartura në ajër sepse ato janë tepër të lirshme, nuk kanë filtër ajri dhe sytë janë të ekspozuar”.
Ndërkohë, Dr Connor Bamford, nga Instituti i Wellcome-Wolfson për Mjekësi Eksperimentale, në Universitetin e Queen’s Belfast, tha se “zbatimi i masave të thjeshta të higjienës” ishte jashtëzakonisht më efektiv.
“Mbulimi i gojës tuaj gjatë teshtitjes, larja e duarve dhe mos vendosja e duarve në gojën tuaj para se t’i lani ato, mund të ndihmojë në kufizimin e rrezikut për të kapur ndonjë virus të frymëmarrjes,” tha ai.
Një studim i vitit 2016 nga “New South Wales” thotë se ka disa mënyra për të shmangur viruset:
– Lani duart rregullisht me ujë të ngrohtë dhe sapun.
– Shmangni prekjen e syve dhe hundës kur është e mundur.
– Mirëmbani një stil jetese të përshtatshëm dhe të shëndetshëm.