Dita e Fitores është e shenjtë në kalendarin rus. Rusia është në vend i madh, më i madhi në botë dhe është gjeografikisht dhe kulturalisht i ndryshëm. Por të gjithë rusët mund të bien dakord për një gjë: rëndësinë e kësaj dite kur kujtojnë viktimat në Luftën e Madhe Patriotike, sipas skynews.
Jo më pak sepse 27 milionë qytetarë sovjetikë, tetë milionë e gjysmë prej tyre ushtarë, vdiqën në luftën epike kundër Gjermanisë naziste. Çdo familje ruse ka një të afërm që mund të kujtojë se çfarë ka ndodhur.
Por parada e tankeve, avionëve dhe ushtarëve këtë vit ka një tjetër rëndësi të madhe këtë vit. Vladimir Putin përballet me një sfidë dhe bota do të shikojë se si ai do ta menaxhojë. Ai u ka thënë njerëzve të tij për vite me radhë se ata kanë ushtrinë më të madhe në botë. Ushtria e tij shihet me zili nga kombet rivale.
Ata kanë armë që askush tjetër nuk i ka. Dhe ai u ka thënë atyre se konflikti në Ukrainë është në fakt një “operacion special ushtarak”. Por ky operacion ka vazhduar prej dy muaj e gjysmë tashmë. Rusët do të duan të dinë se çfarë Putin ka arritur deri më tani.
Çfarë ka për të treguar Putin për të gjitha miliardat e shpenzuara për ushtrinë?
Gazetari Mikhail Reuben tha për Sky News se Putin e ka shndërruar ditën e Fitorës në pikën kyçe të sundimit të tij.
“Ai kurrë nuk kishte një ideologji – ai është një populist klasik. E vetmja ideologji që autoriteti rus ka pasur për gjatë 20 viteve të fundit ishte fitorja mbi nazizmin në 1945, e cila është vërtet e rëndësishme për popullin rus.”
Putin e ka ndërthurur luftën e tij në Ukrainë me luftën e Rusisë me Gjermaninë.
Forcat ruse të sigurisë që patrullojnë Moskën këtë vit kanë mbajtur shiritin portokalli dhe të zi që është përdorur në të kaluarën për të përkujtuar Ditën e Fitores, me shkronjën Z mbi supet e tyre, simbolin e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Pankartat në të gjithë kryeqytetin kanë të shënuara datat 1945 dhe 2022. Kështu, ndërsa ata shikojnë paradën dhe kujtojnë lavditë dhe sakrificat e së kaluarës, rusët do të kenë shumë arsye për të pyetur veten se Rusia ka arritur në Ukrainë,raporton abcnews.al.
“Në Ditën e Fitores ai duhet të përmëndë diçka në lidhje me fitoren,” tha Ruben. “Mendoj se do të gënjejë se fushata po shkon shumë mirë sepse populli është në pritje të suksesit.”
Të tjerë presin që Putin të shpallë një luftë të përgjithshme. Ai mund të shpallte zyrtarisht luftë dhe të shpallte një mobilizim të përgjithshëm. Kjo megjithatë, sipas Ruben, do të ishte e tejmbushur me rreziqe politike.
“Do të nënkuptonte vdekjen e Putinit nëse ai do të kërkonte përfshirjen e popullit rus në luftë. Kjo do të ishte absolutisht ndryshe nga ajo çfarë ka deklaruar gjatë muajve të fundit.
Kjo do të ishte vdekje për Putinin.”
/abcnews.al