A mund të infektohemi me COVID-19 përmes syve?

schedule13:04 - 1 Gusht, 2020

schedule 13:04 - 1 Gusht, 2020

Koronavirusi mund të hyjë në trupin tonë përmes hundës dhe gojës.  Mjekët kanë rekomanduar vazhdimisht se duhet të vendosim maska dhe të ruajmë distancën sociale.

Po sytë? Lind pyetja se a duhet të vendosim syze apo të marrim masa mbrojtëse për sytë, raporton CNN.

Ekziston mundësia që një person mund të infektohet me COVID-19 nga sytë, tha Dr. Thomas Steinemann, zëdhënës klinik i Akademisë Amerikane të Ophthalmology.

Ekzistojnë “dëshmi të reja” që njerëzit infektohen edhe përmes ajrit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit në fillim të këtij muaji. Një nga mënyrat që piklat mund të hyjnë në trupin tuaj është përmes syve. Gjithashtu  ekziston mundësia që të infektoheni duke prekur një sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas të prekim syrin, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Po, virusi qëndron  në ajër” tha Steinemann për CNN dhe shtoi se “A mund të infektohemi përmes syve? Sigurisht”.

Megjithatë, kontraktimi i virusit përmes syve tuaj është më pak i mundur sesa përmes hundës ose gojës, tha Steinemann. Ky i fundit pohoi se nëse një numër i konsiderueshëm njerëzish që janë infektuar përmes syve, kanë vënë re që  pacientët i kishin “sytë e kuq” .

Ajo që duhet të keni parasysh është rruga që merr virusi për tju infektuar, si fillim do të infektonte sipërfaqen e syrit tuaj më pas nga hunda do të kalonte në gojë ose në fyt, dhe nga aty në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!