A mund të ekstradohet Durim Bami nga Dubai?/ Gazetarja: Duket e vështirë, por…

schedule13:15 - 12 Qershor, 2024

schedule 13:15 - 12 Qershor, 2024

I shumëkërkuari nga autoritetet shqiptare, Durim Bami është arrestuar këtë të mërkurë në Dubai, pasi akuzohet për një sërë veprash penale.

Gazetarja Etleva Delia, e ftuar në “Tirana Live” në ABC News, foli për mundësinë e ekstradimit të Valter Bamit. Ajo tha se procesi i ekstradimit duket e vështirë, pasi Shqipëria dhe Dubai nuk kanë një marrëveshje, ndërsa shtoi se ekstradimi mund të bëhet vetëm përmes procedurës së dëbimit.

Duket disi i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Po shihet një mundësi, që të bëhet me anë të procedurës së dëbimit. Që do të thotë do bëjnë shoqërimin e detyruar, por kjo bëhet me këmbënguljen e INTERPOL. Së fundmi po kërkohej si person që ka porositur vrasje, ka krijuar kushtet dhe mjete për të financiuar vrasjet. Më parë ai ka qenë persona që është hetuar për shumë ngjarje kriminale, në vitin 2014 ishte një nga personat që mund të kishte dijeni për vrasjen e bankierit Santos.

Është shoqëruar dhe Valter Bami, por nuk ka një akuzë konkrete për vëllain e Durim Bamit. Ai është palë e dëmtuar të themi pasi në shumë biseda shikohet si një objekt që mund të merrej peng dhe të zbulonte emra. Ka qenë i dyshuar se mund të ketë informacion për vrasjen e Gentjan Bejtjan.”, u shpreh gazetarja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!