Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A mund të bëj politikë bashkëshortja e një lideri? Ja çfarë mendon Grida Duma

schedule23:21 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 23:21 - 15 Dhjetor, 2020

Politikania dhe sociologia Grida Duma ka diskutuar sonte nëse mund te bëjnë politikë bashkëshortet e liderëve dhe udhëheqësve politikë.  E ftuar në emisionin “Refleskione” në “ABC”, Duma deklaroj se gruaja ka pasur gjithmonë një rol dominant në politikë. Ajo theksoi se zonja e parë, gruaja e njeriut që merret me politikë ka rëndësi gati jetike sepse jep aromën shpirtërore familjes që është shume e rëndësishme.

Në përfundim të diskursit të saj Duma theksoj se, Çiftet që e kanë pasur të konsoliduar rolin e tyre kanë treguar se ja kanë dalë, ata që se kane pasur jo gjithmonë ja kanë dalë.

“Gruaja ka pasur gjithmonë një rol dominant në politikë. Një shembull i jashtëzakonshëm është Abi Geill Adams. Është gruaja gruaja e një presidenti dhe nëna e një presidenti. Konsiderohet një nga themelueset e Shteteve të Bashkuara, E tillë ka qene Eleonor Rusvelt, gara të cilat nuk kanë qenë aspak prapaskena. Kanë qene valvula e sigurisë. Edhe pa dyshim që zonja e parë, gruaja e njeriut që merret me politikë ka rëndësi gati jetike sepse jep aromën shpirtërore familjes që është shume e rëndësishme. Të njeriut i cili duhet të ketë gjerësi.

Dhe gruaja shumë shpesh ka tiparet e te parit me filtra shumë të hollë nëse është e gjerë nëse është solare, shkëlqyese dhe nëse ka zemërgjerësinë që pritet nga gruaja në histori të këtë solidaritet me një dashuri për gjerat e vogla.  Edhe për gjerat e përditshme, jo vetëm politike. Gratë e politikanëve të mëdhenj kanë pasur rol kyç edhe në organizimet e brendshme të politikës, në organizatat tyre, por dhe ne aromën e jashtme të politikës, në fizionominë e politikës së bashkëshortëve të vet.

Gruaja bën politikë por jo te gjitha ja dalin. Bën politikë zonja e pare e një burri të pushtetshëm, por historia ka treguar që kanë qenë plot raste dështimi sepse në fund fare. Edhe çifti i njeriut të pushtetshëm me gruan e tij është çift njerëzor, i cili nëse nuk e ka atë harmoninë dhe rolin e ndarë edhe të ratë edhe pa ego, sepse është e vështirë të qëndrosh afër një njeriu i cili merr gjithë vëmendjen, i cili ka ambicie të mëdha. Çiftet që e kanë pasur të konsoliduar rolin e tyre kanë treguar se ja kanë dalë, ata që se kane pasur jo gjithmonë ja kanë dalë,” tha mes të tjerash Duma në emisionin refleksione.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!