A mund ta ndalojnë raketat anti-tank sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës?

schedule11:58 - 22 Janar, 2022

schedule 11:58 - 22 Janar, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Më 17 janar, disa avionë të Forcave Ajrore Britanike C-17 fluturuan në hapësirën ajrore të Britanisë dhe Ukrainës. “Ne kemi marrë vendimin për të furnizuar Ukrainën me armë mbrojtëse,” tha më pas Ben Wallace, ministri i mbrojtjes së Britanisë.

Në fotot e siguruara nga Ukraina shiheshin avionët e mbushur me raketa anti-tank me rreze të shkurtër (NLAW) dhe një raketë antitank anglo-suedeze (ATGM). Sipas zëdhënësit të Wallace, Britania kishte dërguar mijëra nga këto armë. Amerika filloi t’i dërgonte Ukrainës ATGM Javelin në 2018 dhe në dhjetor miratoi një paketë shtesë armësh prej 200 milion dollarësh, duke përfshirë më shumë Javelin, shkruan abcnews.al

Si funksionojnë raketat antitank dhe a mund të ndalojnë një pushtim rus të Ukrainës?

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, arma kryesore për të ndaluar një tank ishte një antitank, i cili gjuante me plumba dhe predha nga një tytë e gjatë  dhe kishte një shpejtësi të madhe. Por ndërsa tanket u bënë më të fortifikuara në periudhën e pasluftës, forcat e këmbësorisë kishin nevojë për armë të reja për t’i ndaluar ato.

Fillimisht ishin raketat e njohura si “bazuka” armë amerikane M1, e cila merrte në shenjestër drejtpërdrejt  objektivin. Më pas ATGM-të, të cilat mund të manovronin gjatë fluturimit.

Këto ishin në forma të ndryshme. Gjenerata e parë kishte një tel të gjatë të lidhur me një levë, e cila përdorej për të drejtuar raketën tek një tank. Ata dëshmuan vlerën e tyre në luftën e Yom Kippur të vitit 1973, kur forcat egjiptiane përdorën raketa sovjetike për ti shkaktuar dëme të mëdha tankeve izraelite. Gjenerata e dytë i krijonte mundësinë një ushtaraku të drejtonte raketën vetëm duke e fokusuar në shënjestër.

E fundit nuk kërkon fare shënjestër. Raketat,  si NLAW dhe Javelin, kanë një sensor të vogël, si një aparat fotografik ose imazher termik  që mund të dallojë një tank. Po aq e rëndësishme është që shumë prej tyre janë armë të “sulmit masiv”.

E gjithë kjo i bën ata armë të frikshme. Në luftën civile siriane, për shembull, rebelët përdorën ATGM të furnizuara kryesisht nga shtetet arabe. Megjithatë, at nuk janë të pandalshme. ATGM-të janë me të vërtetë armë me të cilat mund të bësh pritë, tha Amael Kotlarski, redaktori i Janes Infantry Weapons. Megjithëse Javelin mund të godasë një tank më shumë se dy milje larg, NLAW kërkon që operatori të arrijë në një lartësi prej 800 metrash ose më shumë – një detyrë më e lehtë në pyll ose qytete sesa në fusha, raporton abcnews.al

Raketa gjithashtu mund të gërvishtet. Të gjitha mjetet e blinduara moderne mund të lëshojnë tym, disa nxjerrin tymin e bardhë të fosforit, i cili mund të ngatërrojë sensorët termikë. Një shtresë mbrojtjeje është një sistem mbrojtjeje aktive (APS), një lloj mbrojtjeje e re që përdor radarin për të zbuluar predhat dhe më pas lëshon predha  shpërthyese për t’i ndaluar ato.

Dëshmitë nga Gaza, ku tanket izraelite janë pajisur me APS,  tregojnë se është shumë efektiv për të shmangur raketat dhe granatat. Vetëm një pjesë e vogël e tankeve ruse kanë aktualisht mbrojtje të tilla, sipas Ben Barry, një ish-oficer i ushtrisë. Megjithatë, këto ndoshta do të ishin  një problem jo vetëm për ukrainasit, por edhe për  NATO-n që po shqyrtojnë se si të shmangin çdo sulm të ardhshëm rus, raporton abcnews.al

Armatura e madhe dhe në rritje e Ukrainës –ATGM, do të ishte më efektive në zonat urbane ose në pyje ku mbrojtësit mund të fshiheshin mes ndërtesave ose pemëve dhe të afroheshin pa u zbuluar. Komandantët rusë, megjithatë, të ndërgjegjshëm për betejat e tyre në Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, në vitet 1990, do të kërkojnë të shkatërrojnë mbrojtjen anti-tank të Ukrainës shumë më përpara.

“Me fjalë të tjera, lufta e Rusisë është të shkatërrojë armiqtë me artileri dhe të vrasë të mbijetuarit me këmbësorinë dhe forca të blinduara”, tha Kotlarski.

“Rusët shpresojnë të zhdukin shumicën e anti-tankëve me artileri përpara se tanket e tyre të hyjnë në rrezen e raketave.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!