76.3% e të anketuarëve në sondazhin e publikuar në ABC News, mendojnë se pas arrestimit të Erion Veliajt, në Tiranë duhet të zhvillohen zgjedhje për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës.
Në “Zëri i Shqiptarëve’, ABC News publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës javor, me çështje që shqetësojnë shqiptarët.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 24 njësitë administrative të bashkisë, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Sondazhit iu nënshtruan 1203 banorë të rritur të Bashkisë Tiranë.
Sakaq 13.2 % e të anketuarëve janë përgjigjur se anojnë nga jo, lidhur me zgjedhjet e reja të Tiranë, ndërsa 10.5 % e tyre janë të dyzuar.
Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.9%.


