Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij për mediat pas mbylljes së vizitës së tij në Kosovë, ku arsye kryesore ishte ngritja e akuzave nga zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së Kadri Veseli.
Shefi i qeverisë shqiptare në bashkëbisedimin me gazetarët i është përgjigjur dhe një pyetjeje të ngritur pas lajmeve në mediat kosovare se ishte veshur me jelek antiplumb gjatë vizitës së tij.
“Dje nuk ua provoj dot, për sot ua kisha provuar me qejf. E dini që nuk e kam problem trupin tim. Këto janë nivele… Më lini kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj këtu, mos i sillni deri këtu lajmet nga puseta e Saliut. Antiplumb…”, ka thënë kryeministri Rama./abcnews.al