A konsiderohet krim lufte sulmi ndaj një dige?

schedule10:45 - 6 Qershor, 2023

schedule 10:45 - 6 Qershor, 2023

Zyrtarët ukrainas kanë fajësuar forcat ruse për sulmin e digës Kakhovka, duke i akuzuar ato për kryerjen e një krimi lufte.

Mirëpo, çfarë thonë ligjet e luftës për këtë çështje?

Digat mbrohen nga ligjet e luftës dhe nga Konventa e Gjenevës. Shkatërrimi i digës së Kakhovkës, ose një të ngjashme me të, do të konsiderohej një armë e shkatërrimit në masë dhe një krim lufte pa dallim.

Neni 56 i Protokollit të vitit 1977 thotë:

“Ndërtesat dhe instalimet që janë të rrezikshme, domethënë diga dhe stacione gjeneruese elektrike bërthamore, nuk do të bëhen objekt sulmi, edhe kur këto objekte janë objektiva ushtarake, nëse një sulm i tillë mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe si pasojë humbje të rënda midis popullsisë civile.

Rusia ka mohuar se qëndron pas shpërthimit dhe në vend të kësaj fajëson Ukrainën për shkatërrimin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!