Konflikte me Sarën? Ema Andrea flet për marrëdhënien që ka me të bijën

schedule21:49 - 2 Shkurt, 2021

schedule 21:49 - 2 Shkurt, 2021

Aktorja e njohur dhe pedagogia Ema Andrea ka folur për marrëdhënien që ka me vajzën e saj Sara. E ftuar në emisionin “Refleksione”,Emës i është kërkuar të flasë për marrëdhëniet që ndërton një shoqëri me rininë e saj.

Përmes një prononcimi të transmetuar në emision, gazetari Enkel Demi tregon pikëpamjen e tij për marrëdhënien e shoqërisë me të rinjtë, por gazetari ka edhe një pyetje. Enkel Demi pyet aktoren se si i ka ajo marrëdhëniet më të rinjtë dhe veçanërisht me vajzën e saj.

Ema Andrea thotë se e adhuron vajzën e saj Sara për njeriun dhe talentin që ajo është rritur.

Nëse duhet të flas për vajzën time mund të them se është maksimumi i personit që unë adhuroj në këtë tokë më i ri sesa unë. E Adhuroj për të gjithë njeriun dhe talentin që ajo është rritur.

Dhe për këtë unë mund të kem vetëm një pjesë ku unë mund të ndjehem krenare, presa tjetër jam e sigurt që ka ardhur prej saj. Këtë konfliktin e kohës që kalojnë mes brezave që shkojnë unë e shikoj si detyre e brezit tonë për me i dhënë respekt” deklaron Ema Andrea.

Mes të tjerash Ema theksoi se “Të pranosh se po merr mësime nga me të rinjtë, qoftë Sara apo studentët mund të themi që nuk kemi më një luftë brezash, por ke bashkëjetesë brezash,“ deklaron mes të tjerash Ema Andrea në emisionin “Refleksione”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!