Nevina Shtylla është një nga vajzat më të thjeshta të ekranit shqiptar. Ajo gjithmonë është spikatur për ëmbëlsinë që e karakterizon.
Por a ka bërë Nevina ndonjë operacion plastic? Këtë kuriozitet të të gjithëve, e ka shuar një ndjekës në Instagram, i cili e ka pyetur drejtpërdrejt.
Moderatorja i është përgjigjur me një video, ku ka përdorur filtra, që e nxjerrin fytyrën e saj me shumë fillera e operacione, krahas të cilës shkruan “Plot”.
Në këtë mënyrë, ajo ka përdorur ironinë për të dhënë një përgjigje të prerë se nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e shumë viteve më parë.
Sa i përket karrierës, për momentin Nevina është e angazhuar në rubrikën “Shoku Ynë Tili”, ku në garë janë fëmijët.