Emisioni “As pro as Kundër” në ABC me Robert Aliaj, mbrëmjen e sotme u fokusua tek “Revolta”, se sa protestojnë shqiptarët.
Të ftuar në në studio, Bledian Koka, Armela Krasniqi, Adrian Thano, Mirela Çela, Arbër Zaimi, Gresa Hasa ndanë qëndrime për revoltat në Shqipëri.
Gazetarja Armela Krasniqi solli në vëmendje protestën e studentëve, ndërsa u shpreh se ndërhyrja e politikës sjell edhe shkatërrimin e protestës. Një tjetër revoltë që gazetarja përmend është protesta për armët kimike, për të cilën tha se solli shqetësim tek kryeministri aktual.
Adrian Thano ndërsa shpreh qëndrim ndryshe thotë se qytetarët shqiptarët revoltohen, ngrihen në protesta, por sipas tij ato tradhtohen.
“Tek ne ka një gjë ndryshe. Nuk ka vend në Evropë që ka kaq shumë informacion politik në media., Nga mëngjesi deri në darkë kemi Edi Ramën, Lulzim Bashën në tv. Shqiptarët bombardohen çdo ditë”, shtoi më tej Thano.
Për aktivisten Gresa Hasa sot qytetarët janë ende në ndrojtje për sa i përket protestave.
“Situata dot nuk është fatale sa mund të duket. Ne vijmë nga një kontekst diktatorial që nuk u la asnjë hapësirë për krijimin e lëvizjeve shoqërore. Në 30 vite kemi parë protesta të nxitura nga partitë politike dhe vetëm se fundmi, njerëzit po bashkohen në solidaritet me njëri-tjetrin kundër sistemit aktual”, shprehet ajo.
Ndërsa gazetari Bledian Koka u shpreh se protestat në Shqipëri janë nënvlerësuar.
Që protesta të kalojë në revoltë duhet organizim, kështu u shpreh gjatë emisionit
“Protesta e Teatrit Kombëtar zgjati në kohë dhe pas kësaj u zbërthyen karakteret. Nuk u ndoq një strategjia e organizimit se si do të arrihej në sukses.
/abcnews.al/