A kanë revoltë shqiptarët? Monolog nga Robert Aliaj: Jemi dembelë, të paditur apo…. dele?

schedule21:01 - 4 Shkurt, 2021

schedule 21:01 - 4 Shkurt, 2021

Monolog nga Robert Aliaj

(Berti bën zhurmën “Prrr prrr” të barinjve që delet)

Ky është sinjali i bariut kur thërret delet.

Sa herë e keni dëgjuar? Sa herë bariu ju thërret për të dalë në protestë?

Sepse në Shqipërinë Tonë heroike protestat bëhen vetëm kur ju duhet kryetarëve të partive politike.

Asgjë tjetër nuk i nxjerr më shqiptarët në protestë?

Jemi dembelë?? Të vetmuar? Menefregistë? Egoistë? Të paqytetëruar? Të manipuluar? Të paditur apo…. dele?

Një gjë jua them me siguri… nuk jemi Europianë!

Unë kam jetuar në Europë, kam parë energjinë e popujve që protestojnë për të drejtat e tyre. Kam parë qytetarë grekë, francezë e belgë, gjermanë e spanjollë që dalin në protestë jo se i thërret Bariu… por se i thërret zemra.

I kam parë….

Dhe kam kuptuar që ne nuk kemi brenda vetes asgjë prej europiani.

Pëëërrrr

Përrrr

Protestat tona mund t’i thërrasin lloj lloj çobenësh….

Po të drejtën e revoltës e ka vetëm ai që nuk pranon të quhet dele.

Po ti, çfarë do të jesh?