A ka teatër në Shqipëri? Ema Andrea i thotë gjërat troç në “Refleksione”

schedule21:20 - 2 Shkurt, 2021

schedule 21:20 - 2 Shkurt, 2021

Aktorja e njohur Ema Andrea ka folur për teatrin në vendin tonë. Ema nuk ka folur thjesht për teatrin si objekt apo ndërtesë, por për teatrin si cilësi artistike.

E ftuar në e emisionin “Refleksione”, Andrea deklaron se teatri nuk është i ndjekur në Shqipëri.

 

Duke marrë ‘ngacmim’ nga një prononcim i aktorit Neritan Liçaj për emisionin “Refleksione”, Ema thekson se politikanët dhe artistët nuk kanë qenë asnjëherë bashkë, për ta bërë teatrin të domosdoshëm për jetën e qytetarëve, si buka.

Mes të tjerash Ema sqaroi se kur teatri të bëhet si buka në vendin tonë dhe të kthehet në një rutinë të përditshme atëherë ajo do të thotë se po në Shqipëri ka art, teatër apo çfarëdo tjetër.

Teatri gjithmonë ka krijuar në vendin tonë idhuj të artit, se ne teatër dhe kinema operojnë të njëjtët artistë. Në këtësens artistët janë të njohur, por teatri nuk është i ndjekur në Shqipëri, pasi me vite me radhë artistit i është djerrë dinjiteti, mundësia për të qenë krijues, gjithmonë e më tepër po bëhet i punësuar dhe kështu artisti është vetëshkatërruar, ka vetëshkatërruar cilësinë.

Jetesa, edukimi jashtë, rritja, egoizmi, të gjitha janë të justifikueshme por diçka e kemi bërë gabim të dyja palët, politikbërësit, politik zbatuesit, por edhe artistët, kemi bërëdiçka gabim ose shumëçka gabim dhe një ndër ato gjëra parimore është se nuk kemi qenë asnjëherë bashkë, për ta bërë teatrin të domosdoshëm për jetën e qytetarëve, si buka.

Kur teatri të bëhet si buka në vendin tonë dhe të kthehet në një rutinë të përditshme atëherë unë do të them, uroj të jem në këtë botë kur ta them… Po në Shqipëri ka art, teatër apo çfarëdo tjetër,” deklaron mes të tjerash Ema Andrea në emisionin “Refleksione”.  /abcnews.al/