A ka surpriza dhe kush po udhëheq në Durrës? LSI-së i duhen 136 vota, flet relatori i KAS

schedule17:34 - 26 Maj, 2021

schedule 17:34 - 26 Maj, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka nisur ditën e sotme rinumërimin e 108 kutive të votimit në qarkun e Durrësit pas pranimit të kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Numërimi ka nisur prej orës 10:00 ndërsa deri më tani janë përfunduar 67 kuti.

Relatori i këtij rasti Koli Bele u shpreh për gazetaren Esiona Konomi se si në rastin e Beratit ashtu edhe në atë të Durrësit, procesi i rinumërimit shërbeu për të treguar se vullneti i zgjedhësve nuk është deformuar.

Nga rinumërimi, PS ka humbur 9 vota, PD 20 ndërsa, LSI ka fituar 2 vota, dhe këto rezultatet sipas zotit Bele tregojnë se numërimi ka qenë në standarde.

I pyetur nëse KAS po “mban anë” duke pranuar vetëm anikimimet e LSI dhe jo ato të PD, Bele tha se nëse kërkesat e PD do të kishin qenë konkrete ashtu si ato të LSI dhe do t’i shërbenin procesit, do të ishin marrë në konsideratë.

Sa i përket rinumërimit në KAS për qarkun Durrës, parashikohet që të mos ketë ndërprerje të numërimit. LSI-së i duhen 136 vota për t’i marrë PS-së mandatin e fundit. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!