Koronavirusi nuk kursen askënd dhe prej tij nuk kanë shpëtuar as personele mjekësore, të cilët janë edhe më të ekspozuar ndaj rrezikut ndërsa luftojnë në vijën e parë.
Në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Pas tij është konfirmuar si e infektuar me virusin edhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami. Pozitiv me koronavirusin rezultoi edhe Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT.
Por, a ka përfaqësues të tjerë nga Task-Forca te prekur nga koronavirusi veç Zotit Brataj, Camit dhe Koraqit?
Duke iu përgjigjur interesit të gazetares së ABC News Ajgena Korbi, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino është shprehur se ka të tjerë, por “nuk është mirë që t’i përmendim.”
Zonja Bino u shpreh:
“Unë mendoj që kjo është për të shuar kuriozitetin. Nuk eshte mirë t’i permendim. Pavaresisht se kane qenë të prekur nga COVID-19 kanë dhëne kontribut nga shtëpia.”
Në tëegjithë vendin ka 41 raste nga personeli shendetesor që kanë rezultuar pozitivë për COVID 19, gjysma e tyre janë shëruar.
Gjithashtu, mësohet se mes personave të identifikuar me koronavirus në Shqipëri ka pasur dhe raste të grave shtatëzena, por sipas Ministrisë së Shëndetesisë, COVID-19 eshte shfaqur në formë të lehtë të tij. /abcnews.al/