A ka një emër mazhoranca? Konferenca e Kryetarëve vendos sot raundi e parë për votimin

schedule11:42 - 10 Maj, 2022

schedule 11:42 - 10 Maj, 2022

TIRANË – Sot në orën 12:30 pritet të mbahet Konferenca e Kryetarëve në vijim të procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Ashtu siç u tha, kjo mbledhje do të jetë vijuese e asaj të datës 4 maj dhe pritet të vendoset edhe një datë për mbledhjen dhe votimin e parë për zgjedhjen e Presidentit. Kjo do të sjellë edhe një mbledhje të Parlamentit në kuadër të raundit të parë.

Partia Socialiste ka propozuar datën 16 maj për seancën e parë. Ndërkohë në dispozicion të palëve do të jenë 6 ditë për gjetjen e një emri konsensual.

Sipas platformës së Alibeaj, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist. PS e ka refuzuar këtë platformë.

Mësohet se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të jetë z.Alibeaj, znj. Mesila Doda, mund të jetë z. Fatmir Mediu, z. Balla nga grupi i PS dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali”.

Nga radhët e socialistëve mësohet se deri më tani nuk ka një emër konkret megjithatë po kalojnë disa emra në sitë. Synohet një konsensus me opozitën për tre raundet e para.

Të paktën deri më tani mes opozitës dhe mazhorancës duket se nuk do ketë një emër konsensual. Ndërkohë sipas rregullores në raundin e katërt dhe të pestë mjaftojnë 71 vota për të zgjedhur Kreun e ardhshëm të shtetit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!