Çifti i njohur i showbizit, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë në korrik të vitit të kaluar. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Atara.
Dyshja nuk ngurojnë që të ndajnë në rrjetet sociale foto nga më të ndryshme të vogëlushes, duke e kthyer atë në një personazh shumë të dashur nga të gjithë.
Së fundmi, Orinda dhe Turi kanë dhënë një intervistë për “Prive” kanë folur për jetën si prindër dhe kanë zbuluar shumë detaje.
Ndër të tjera, çifti kanë cekur edhe jetën seksuale pas lindjes së bebushes. Të pyetur se cili nga ata ankohet më shumë se jeta në shtrat ka ndryshuar pas lindjes së Atarës, Turi u shpreh:
“Se kemi thënë këtë, por që në fillim ndryshonte, se disa gjëra nuk i preknim dot (qesh)”./abcnews.al