A ka ndonjë shans që Princi William të ribashkohet me Harry-n?

schedule18:44 - 22 Janar, 2024

schedule 18:44 - 22 Janar, 2024

Princi William dhe Princi Harry dihet se nuk janë më në marrëdhëniet më të mira, tregon shkrimtari mbretëror Robert Hardman për HELLO!, duke theksuar se ato janë të vështira për t’u restauruar.

Në një episod special të podcast-it, Robert zbulon se ndërsa Mbreti Charles është i hapur për një pajtim me djalin e tij më të vogël, diçka e ngjashme në rastin e dy vëllezërve është e pamundur.

Princi William u ndje “vërtet i lënduar” nga zbulimet e Harry-t në librin e tij të kujtimeve ‘Spare’.

Princi William është një person që ruan privatësinë e familjes së tij,” tha Robert, duke vënë në dukje se bisedat,  të cilat dolën në dritë, e lënduan vërtet atë.

Ai shpjegon gjithashtu se si “kritika e Harry-t ndaj Princeshës së re të Uellsit ndikoi vërtet te trashëgimtari i fronit”.

“Por siç e kemi parë me mbretërit ndër vite dhe gjatë historisë, kurrë mos thuaj kurrë. Gjërat ndryshojnë, ato vazhdojnë, ne të gjithë përshtatemi për të bërë lëshime dhe për t’i kapërcyer gjërat”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!