Deputeti socialist Arben Pëllumbi i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit, ku tashmë jemi në raundin e katërt, i cili do të zhvillohet ditën e shtunë.
I pyetur nga moderatori Xhafo se a ka më kohë në raundin e katërt për një president konsensual, Pëllumbi tha se në radhë të parë zgjedhja e kreut të shtetit duhet të jetë Kushtetuese.
Sipas tij çfarë do gjëje që të mund të bënte mazhoranca, në situatën që ndodhetb opozita nuk do të kishte asnjë mundësi tjetër.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Zoti Pëllumbi, po bëj rolin e “shejtan budallait”, ju e kishit vullnetin për një president konsensual, ju kërkuar emrat. A ka kohë në raundin e katërt për president konsensual?
Pëllumbi: Në gjithë këtë periudhë është diskutuar dhe folur për Presidentin e Republikës si një proces Kushtetues dhe si një proces në bazë të një eksperience që na vjen. Duhet të kemi parasysh që ka ndryshuar situata ku presioni 84 vota ishte detyrim i caktuar, në fund fare është rruga që e zgjidh çështjen. Në këtë aspekt nuk jemi më as në 2002 as në 2007-n, në këtë aspekt të gjitha palët janë më të relaksuara. Procesi është Kushtetues dhe duhet zhvilluar brenda Parlamentit. Unë mendoj se forcat politike të gjejnë disa emra t’i mbështesin me 20 vota dhe më pas t’i sjellin në Kuvend.
Xhafo: Domethënë formula e zotit Aliebaj ishte e destinuar të dështonte?
Pëllumbi: Fakti që edhe këtë herë ne ecëm me eksperiencën kishte të metën e vet se do çonte në një pakënaqësi o në lidhje me emrin o me procesin. Çfarë do që të bënte PS për situatën që ndodhej krahu tjetër ne do ishim në situatën ku do na tregoni se ata e kanë fajin. Ne dëshironim ta fillonim procesin në 29 prill, na kërkuan ta shtynim në datën 4, më pas u shty në datën 10 nga fillon dhe numërimi i fazave për përzgjedhjen e Presidentit. Më shumë se kaq mazhoranca nuk ka çfarë të bëjë. PS nuk mund të përjashtohej në këtë proces që vetëm të vinte votat dhe mos bënte asgjë tjetër. Ose skema e Alibeajt që ne propozojmë 4 emra ju zgjidhni dy, pastaj zgjedhim presidentin. Pra ishte një lloj qerfullimi që ku do ta kapnim ishte cinike.
Xhafo: Po nuk mund të thoshit Enkelejd vij një nga emrat që duam ne që ta zgjedhim,?
Pëllumbi: Çfarë do fitonim ne. Presidentin nuk e bëjnë votat më të mirë apo më të keq, e dyta nuk e bën figurën më mbi palët. E rëndësishme është se në çfarë emri do të mbetemi.
/T.H/Abcnews.al/