A ka lidhje zhdukja e Ervis Martinajt me rihapjen e lojërave të fatit? Rama: Jo, shumë shpejt do të kemi versionin zyrtar

schedule22:25 - 22 Shtator, 2022

schedule 22:25 - 22 Shtator, 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për zhdukjen e Ervis Martinajt, duke thënë se shumë shpejt do të ketë një version zyrtar nga ana e policisë.

I pyetur në “opinion” se a ka lidhje rihapja e lojërave të fatit me zhdukjen e Ervis Martinajt, Rama tha se nuk ka asgjë të vërtetë.

Sipas tij rihapja e lojërave të fatit nuk do të ndodhë, po rishikohet kuadri ligjor vetëm për lojërat online.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Ju pyeta për fatin e njërit nga personave më të përfolur në Shqipëri, Ervis Martinajn?

Rama: Këtë e theksova dhe në fjalim para drejtuesve të policisë së Shtetit, që ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të bëjë një hap mbrapa, se është e papranueshme që vendi të jetojë me një BB të kronikës së zeze. Një media që ushqen këtë telenovelë, në pamundësi të japë versionin zyrtar.

Pyetje: Çfarë ka ndodhur me fatin e tij? A ka informacione policia?

Rama: Policia nuk duhet të ketë thjeshtë informacione, duhet të ketë prova.

Pyetje: A keni ju një version?

Rama: Unë jam i informuar nga policia e Shtetit, por duhet të ketë një version të bazuar në prova.

Pyetje: Por deri tani nuk e ka?

Rama: Policia ka shumë më tepër se të tjetër, por duhet të ketë një informacion zyrtar. Uroj ta ketë sëshpejti.

Pyetje: A ka lidhje tentativa me lojërat e fatit me zhdukjen e Ervis Martinajt?

Rama: Të lutëm se kjo është haluçinante dhe kriminale.

Pyetje: Po përse tani?
Rama: Sepse ne ndërkohë çështja e lojërave të fatit është shumë e qartë, s’ka lidhje me teori konspiracioni.

Pyetje: Pse është shumë e qartë?

Rama: Ne nuk flasim për rikthim të lojërave të fatit, sa të jem unë në ketë detyrë nuk do ketë rikthim.ne kemi një problem me lojërat e fatit, për luajtjen online.

Pyetje: Pse tani?

Rama: Nuk ka lidhje me këtë çështje. Problemi për lojërat e fatit është hapur shumë kohë më parë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Nuk ka përkim.

Pyetje: Ka përkim, u mbyllën me plagosjen e tij, po rihapen me zhdukjen e tij?

Rama: E pavërtetë para sezonit të verës presidenti i FSHF i është drejtuar parlamentit për rihapjen e dosjeve online. Kreu i KOKKSH ka më shumë se një vit kërkon të njëjtën gjë.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!