A ka lënë babai ndonjë amanet për muzikën? Flet vajza e Ramadan Sokolit: Nuk donte që ne të merreshim me art

schedule10:56 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 10:56 - 19 Dhjetor, 2023

E pyetur nëse babai ka lënë ndonjë amanet për muzikën, vajza e etnomuzikologut të njohur, Ramadan Sokoli, Mirilinda Sokoli u shpreh në emisionin “Pas Mesnate”:

“Në përgjithësi babai nuk ka lënë amanete të tilla, sepse ishte i bindur që dikur do shndriste kjo gjë. Dikur do dilte. Kishte shumë dëshirë që të luhej dhe unë di që do të arrihet kjo gjë”.

Më tej, ajo zbuloi se babai nuk pasur dëshirë që as fëmijët dhe as nipërit të merren me muzikë, pasi e konsideronte si fushë betejë, fushë lufte.

“Dëshirë do ta kisha pasuar shumë për fëmijët e mi, djali im ka një far talenti në të shkruar, por vetë babi nuk ka dashur asnjëherë që ne fëmijët e tij, apo fëmijët e tij të merren me muzikë. E ka konsideruar si fushë lufte, si fushë beteje. Ai nuk e kishte dëshirë as për vajzat dhe as për nipërit nuk e donte. Unë mendoj që gjërat janë në shpirt, nëse dëshira e tyre do të jetë aq e madhe sa të rihapin dokumentat e tij, dera hapur është gjithmonë. Kushdo nga familja ta ketë këtë dëshirë. Ishte diçka shumë e bukur, do të trashëgohej ndër breza, por është një dëshirë e tyre, nuk ka imponime”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!