Nga hyrja e Kuvendit të Shqipërisë, i pyetur nëse ka frikë nga SPAK pas thirrjes që i bëri kryeministri Edi Rama për ta hetuar, ish-kryeministri Sali Berisha i prerë tha se nuk i druhet asgjëje në tokë. Ish-kryeministri tha se ka kod të pathyeshëm.
“Absolutisht asgjëje në tokë s’i druhem sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm sepse ky është pasiri i Sali Berishës”, tha Berisha.
Rama i bëri thirrje SPAK që të hetojë Sali Berishën gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS. Ndonëse nuk ia përmendi emrin, Rama foli për shpalljen e tij non-grata.
“SPAK-u ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht të hyjë në SHBA. Ajo deklaratë ose ka bazë ose nuk ka bazë. Këtë duhet ta thotë drejtësia. Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë, për të gjitha ata që kuptojnë dy gram nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kuptojnë një gram nga pesha e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA, është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK-u duhet t’ja hequr Shqipërisë këtë gur nga qafa, duke e ndarë, ka bazë s’ka bazë. Që shqiptarët, edhe ata krejt pa tru, ta marrin mesazhin nëse ka ose bazë”, u shpreh Rama.
/abcnews.al