A ka alternativa Shqipëria? Thano: Krizë morale! Hajdari: Luhet për pushtet dhe monopol opozite

schedule21:42 - 21 Janar, 2021

schedule 21:42 - 21 Janar, 2021

Këtë të enjte në emisionin “As Pro as Kundër”, me Robert Aliaj u diskutua për alternativat që ofrohen në Shqipëri dhe sa të përfaqësuar politikisht janë qytetarët.

Gjatë bisedës në studio gazetari Adrian Thano shtoi se në Shqipëri ka mungesë alternativash morale.

“Përse nuk ka alternativa morale Shqipëria, për këtë duhet të ketë moral. Kjo gjendje ku jemi sot, a është krizë morale? Dhe nëse ka krizë morale duhet të gjejmë se çfarë e ka shkaktuar krizën morale? Unë jam i mendimit që ne jemi krizë morale dhe jo në një krizë politike në Shqipëri”, tha ai.

Deputetja Rudina Hajdari tha se sot në Shqipëri alternativat e reja luftohen.

“Fjala morale duhet të ndahet nga politika. Nuk mund të hidhet si një shashkë. Momentin që krijohet një alternativë krijohen disa baza. Fjala e moralshme për mua është një justifikim për të thënë që duhet një lloj ndryshimi. Dua të shtoj se këta nuk luftojnë njëri-tjetrin këta luftojnë alternativat e reja. Këtu luhet për pushet dhe monopol opozite dhe të tjerët të bëjnë çfarë të duan”, tha Hajdari.

Arbër Zaimi theksoi se në Parlament ndodhen persona që nuk kanë një nivel të duhur, ndërsa u shpreh se ndjehet i papërfaqësuar.

Aktivistja Rezarta Caushaj tha se vendi duhet të ketë alternativa afatgjate, ndërsa shtoi se duhet të ketë  edhe alternativa që të ofrojnë zgjidhje për shtetndërtimin.

Ndërsa staticieni Bashkim Muca shpjegoi se në zgjedhjet e 2013 ka pasur një pjesëmarrje shumë të lartë të votuesve përfshirë edhe emigrantët.

Ndërsa shtoi se tre vite më votë ka pasur një pjesëmarrje më të ulët.

“Këtë vit besoj se shifra absolute do të vijë në rënie për shkak të uljes së popullsisë”, tha Muca.

Sa i përket alternativave Muca tha se që një faktor politik të përbëjë një alternativë, duhet të ketë kapitale të fuqishme politike që mbështesim programe ndryshe si edhe të ketë mbështetje të fortë elektorale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!