A jua kanë refuzuar vizën amerikane? Përgjigjet Basha

schedule10:48 - 22 Prill, 2020

schedule 10:48 - 22 Prill, 2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë në “ABC e mëngjesit”, ka folur sot për akuzat që i janë bërë shpesh nga qeveria se atij i është refuzuar viza  në SHBA.

Basha i vlerësoi këto akuza si të pavërteta, sipas tij janë mashtrime me të cilat qeveria kërkon ti shmanget përgjegjësisë dhe shton se sulmet bëhen sa herë që zbulohet një aferë korruptive.

Është e vërtetë që ju nuk keni marrë vizë amerikane, jua kanë refuzuar?

Basha: Është në vazhdën e mashtrimëve dhe trillimeve të cilat dalin sa herë këta nuk duan t’u japin përgjigjeve pyetjeve që ne shtrojmë. Ne shtrojmë pyetje, përse keni blerë pajisje mjekësore me 4-fish çmimin e zhdoganimit, sepse nëse e keni blerë 4-fish do të thotë që mund të bleje katër herë më shumë kite testuese apo pajisje mbrojtëse. Sa herë që këta kapen me presh në duar, sa herë që kapen me Ministër të Brendshëm të përfshirë në drogë nxjerrin të njëjta sulme ndaj kryetarit të opozitës.

Ju dje keni akuzuar qeverinë që ka shpenzuar 720 mijë euro që të lobojë kundër jush në SHBA?

Basha: Nuk e kam akuzuar unë ka qenë një artikull i botuar që i referohet një fakti, raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Lexo edhe: Si i përgjigjet Basha komentit të socialistëve se janë me fat që e kanë atë kryetar opozite

Jeni akuzuar se po punoni me një kompani që mbështet Maduron në Venezuelë?

Basha: Kompanitë dhe lobimi në SHBA kanë klientët e tyre dhe këta nuk i përcakton as Presidenti i Amerikës, as Presidenti i Francës dhe as Lulzim Basha.

Një opozitë e varfër përse duhet të paguajë 10 mijë dollarë në muaj për të bërë lobim në Amerikë?

Basha: Një opozitë si opozita shqiptare ia ka dalë që përmes vetëdijesimit të politikës amerikane për problemet e rënda të krimit dhe korrupsionit që ekziston prej dy vitesh dhe nuk është sot, kjo është shtruar sot në tavolinë që koha e të gjithëve të mos shkojë te problemet apo të vjedhjet.

Përgjigja nga ana tjetër është: “ju doni që ne të mos paguajmë koncensione që të paguajmë të varfër dhe njerëzit në hall, atëherë edhe ju mos i shpenzoni këto para për lobim në Amerikë, por t’jua japim të varfërve në Shqipëri?

Basha: Ç’lidhje ka kjo, ne të ndërpresim një marrëdhënie normale që një parti politike e ka pikërisht për ti shërbyer interesit publik, duhet patjetër që të kemi edhe një përpjekje evropiane dhe një amerikane, që ta dinë amerikanët që kanë të bëjnë me një qeveri të korruptuar. Ne me këtë mbrojmë paranë publike. Këta e kanë për detyrë që të mos harxhojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë, opozita është në misionin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!