A ju ul vërtetë në peshë uji?

schedule23:34 - 4 Shtator, 2022

schedule 23:34 - 4 Shtator, 2022

Një studim pohon se uji na ndihmon të hamë më pak. A mund të humbim peshë vërtet nëse pimë shumë ujë?

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Human Nutrition and Dietetics, pirja e shumë ujit lidhet me konsumimin e më pak kalorive, më pak sheqer dhe kolesterol, si dhe me konsum më të ulët të kripës.

Shkencëtarët nga Universiteti i Illinois analizuan të dhënat nga më shumë se 18,000 të rritur për gjithçka që ata thanë se hanin dhe pinin gjatë 10 ditëve.

Sasia e ujit nga individi në individ nuk ndryshonte shumë. Një rritje në konsumin ditor të ujit midis 1 dhe 3 filxhanëve u zbulua se lidhet me një ulje të marrjes totale ditore të energjisë me 69 deri në 206 kalori. 206 kalori në 17 ditë përfaqësojnë gjysmë kilogram yndyrë. Marrja e sheqerit midis 6 dhe 8 gram, natriumi midis 78 dhe 235 miligram, dhe kolesterolit midis 7 dhe 21 gram gjithashtu u ul.

“Ka dy arsye pse uji mund t’i bëjë njerëzit më të përmbajtur në ushqimin e tyre,” tha autori kryesor i studimit, Ruopeng An.

“Së pari, efekti i zëvendësimit – njerëzit pinë ujë në vend të pijeve me sheqer.” Së dyti, ndoshta ndihen të kënaqur me barkun plot me ujë, ndaj nuk hanë aq shumë ushqime”, shpjegon ai.

Hulumtimet e deritanishme kanë qenë kryesisht të ndara nëse uji ndihmon në humbjen e peshës. Jennifer Cook, një profesore e kinesiologjisë në Universitetin e York-ut në Kanada, beson se ka njëfarë të vërtete në faktin se pirja e ujit mund të zvogëlojë nevojën për kalori duke mbushur stomakun. Por, në fund, stomaku do të shtrihet sërish.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!