“A jeni në terezi?! Nuk është koha për futboll, pandemia po na shkatërron”

schedule21:43 - 30 Korrik, 2020

schedule 21:43 - 30 Korrik, 2020

Koronavirusi ka shkaktuar një situatë shumë të frikshme në Argjentinë. Mbi 178 mijë persona janë infektuar me Covid-19, teksa numri i personave që kanë humbur jetën ka kaluar shifrën 3300.

Sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez nuk e ka mendjen te futbolli për momentin dhe, në prononcimin për Tyc Sports, i bën thirrje autoriteteve që të shtyjnë rifillimin e kampionateve.

Nuk është momenti për të luajtur futboll, shumë njerëz po vdesin. Ka shumë presion nga të gjithë anët, por është shumë e vështirë të kthehesh në fushë kur sheh kaq persona që po humbasin jetën. Nuk është momenti i duhur.

Spitalet janë në kolaps. Edhe familja e nuses time u prek, por ata janë të fortë dhe ia dolën të shërohen. CONMEBOL ka zgjedhur 15 shtatorin për rifillimin e Kupës Libertadores, por nuk duhet të nxitohemi.

Jam i shqetësuar për shëndetin e njerëzve. E di që ka shumë biznes brenda futbollit, por shumë njerëz janë të sëmurë dhe po luftojnë me jetët e tyre“, deklaron sulmuesi i Boca Juniors. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!