A jeni gati për hitin e verës? Ledri Vula bashkon “forcat” me këngëtaren e njohur

schedule16:12 - 10 Maj, 2021

schedule 16:12 - 10 Maj, 2021

Me ngritjen e temperaturave pritet që të shpërthejnë edhe hitet muzikore. Më i fundit mësohet se do të jetë një bashkëpunim mes Ledri Vulës dhe Morena Tarakut.

Ka qenë reperi, i cili ditën e djeshme ka publikuar pak nga kënga. Mirëpo nuk zbuloi detaje tjera vetëm tregoi se do e publikojë shumë shpejt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Në postimin e tij nuk i mungoi edhe komenti i Morenës, e cila ka cituar pak nga teksti, duke shtuar dyshimet se do të jetë pjesë e këngës.

Ndërkohë, javën e kaluar të dy këngëtarët kanë qenë në Dubai, ku kanë realizuar edhe videoklipin e këngës./abcnews.al