“A jeni bullizuar ndonjëherë?”, Dafina Zeqiri ka një kërkesë për të gjithë

schedule16:16 - 26 Maj, 2021

schedule 16:16 - 26 Maj, 2021

Këngëtarja me shumë stil, Dafina Zeqiri është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë trajton tema të ndryshme. Së fundmi, ajo është fokusuar te çështjet e shëndetit mendor duke ndarë eksperienca të ndryshme të vetes.

Ndër të tjera, Dafina ka realizuar një set të ri fotografik dhe ka pyetur fansat nëse janë bullizuar ndonjëherë për ndonjë postim. Sakaq, ajo kërkuar të lexojë të gjitha historitë e tyre.

“Me kalimin e viteve kam mësuar ta pranoj veten ashtu siç jam dhe të mos frikësohem. Rrjetet sociale janë bërë si ‘shkollë e mesme’ ku njerëzit janë të shpejtë për të gjykuar.

A jeni bullizuar ndonjëherë nga ndonjë postim? Dhe si ka ndikuar kjo tek ju. Më pëlqen të dëgjoj historitë e juaja, mos hezitoni të komentoni poshtë. Me dashuri, D”, ka shkruar Zeqiri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZE? (@dafina.zeqiri)

Ndërsa në një postim të bërë ditë më parë, Dafina theksoi se duhet ta kemi primar shëndetin mendor siç edhe e ka trajtuar në këngën “Duro”. Ky projekt deri më tani ka grumbulluar në YouTube mbi 18 milionë klikime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!