A janë ndarë në të vërtetë Stresi dhe Keisi? Veprimet e fundit thonë gjithçka

schedule12:53 - 19 Mars, 2021

schedule 12:53 - 19 Mars, 2021

Stresi dhe Keisi janë bërë shpesh kryefjalë e mediave rozë për shkak të raportit të tyre. Lidhja në distancë nuk ka qenë aspak e lehtë dhe me veprimet dhe kundërpërgjigjet ndaj njëri-tjetrit ata kanë nënkuptuar se i kanë dhënë fund marrëdhënies. Por nëse të gjithë menduam se ata i kanë dhënë njëherë e mirë fund, duket se nuk është aspak kështu.

Keisi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku njëri prej tyre e ka pyetur: “A ke pas qejf që të ra burri nga Tropoja, dmth Stresi”, ndërsa kjo i është përgjigjur: “Unë s’është se kam ditur shumë për të në fillim, ishte si dashuri me shikim të parë. Kam qenë e re, e turpshme, e doja pa e ditur akoma çfarë ishte dashuria dhe që po e ndjeja.“, shkruan ndër të tjera Keisi.

Pyetjes nëse ka një profil fals në rrjete sociale për të ndjekur reperin, ajo i është përgjigjur: “Normal pff. Se me hy n’live të tij unë, shifni BKC ju, ehe sy t’mprehtë keni.” Përgjigjen e saj e ka rishpërndarë Stresi në profilin e tij, ndërsa ajo i ka shkruar: “Vetë m’ke thënë mos hy n’live me emrin tënd, unë gjeta zgjidhje.

Ai ka sqaruar dhe pse nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram: “Pres t’më bëjë, që t’ia kthej back”, ka shkruar ai duke qeshur. Keisi sqaron gjithashtu se adresën fals që përdor nuk e ka për ta kontrolluar reperin pasi siç thotë ajo “njeriu nuk kontrollohet nga ana tjetër e botës”, por për t’ju shmangur syrit të publikut. Pra, ata vazhdojnë të jenë bashkë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!