A janë bombat thërrmuese ‘çelësi’ për të fituar luftën?

schedule10:25 - 21 Korrik, 2023

schedule 10:25 - 21 Korrik, 2023

Ne e dimë se Ukraina po përdor tani bombat thërrmuese të ofruara nga SHBA-ja në fillim të këtij muaji  dhe që janë “mjaft efektive”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Eksperti ushtarak, profesor Michael Clarke tha për  Sky News se bombat thërrmuese janë “në kufirin midis bombave konvencionale dhe minave tokësore”.

Ato shpërthejnë në ajër dhe lëshojnë deri në 100 nënmunicione ose ‘bomba’ më të vogla në një zonë të madhe. Ndërsa bombat thërrmuese nuk janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar kur përdoren në objektiva ushtarakë, përdorimi i tyre ndaj civilëve është një krim lufte.

Mbi 100 vende kanë nënshkruar një protokoll për të mos i përdorur ato. Mbretëria e Bashkuar është një nga ato vende por Rusia, Ukraina dhe SHBA nuk e kanë nënshkruar atë, raporton abcnews.al.

Duke njoftuar se SHBA do të dërgonte bomba thërrmuese në Ukrainë, Biden e quajti atë një “vendim të vështirë” por tha se duhej të vepronte pasi ukrainasve po u mbaronin municionet.

Në atë kohë, Bonnie Docherty, një studiuese e lartë në Divizionin e Armëve të Human Rights Watch, paralajmëroi se vendimi do të “përkeqësonte një krizë humanitare”.

“Duke qenë dëshmitare e ndikimit të tmerrshëm të bombave thërrmuese e shoh arsyetimin e SHBA-së për dërgimin e tyre si të dobët në fronte të shumta”, tha ajo.

“Ata shkaktojnë viktima në momentin e sulmit, sepse nuk mund të bëjnë dallime mes ushtarëve dhe civilëve”.

Docherty tha se fëmijët janë viktimat më të zakonshme, sepse ata janë të prirur të marrin bomba të pashpërthyera dhe të luajnë me to.

Por Dr Jack Watling dhe Profesor Justin Bronk nga Instituti i Shërbimeve të Bashkuara argumentojnë se kërcënimi për civilët është “i papërfillshëm” duke marrë parasysh se sa fusha të minuara Rusia ka vendosur tashmë në Ukrainë.

Në thelb, ata thonë se përdorimi i bombave nga Ukraina  është më pak problematik nga pikëpamja etike, sepse do të përdoreshin në ambjent të hapur kundër forcave ruse dhe në territorin e tyre.

“Dispozita e bombave thërrmuese jo vetëm që do të rrisë efektivitetin ushtarak ukrainas kundër forcave ruse, por gjithashtu do të ndihmojë në zbutjen e mungesës së municioneve të Ukrainës dhe më gjerë të NATO-s dhe kufizimeve”.

/abcnews.al