A i harroni ëndrrat që shihni? Ja pse ndodh kjo

schedule12:17 - 4 Shtator, 2023

schedule 12:17 - 4 Shtator, 2023

Ëndrrat kurrë nuk pushojnë të na mrekullojnë dhe gjithmonë janë të mbështjella me mister, por psikologët akoma nuk kanë arritur të kuptojnë qëllimin e vërtetë të tyre.

Për çdo rast, ato me siguri janë të lidhura ngushtë me mbajtjen në mend, qoftë edhe që të ndihmojnë që kujtimet nga dita e kaluar të bashkohen apo që të harrohen ngjarjet e parëndësishme dhe të padëshirueshme, në mënyrë që truri ynë të mos ngarkohet tepër me të dhëna.

Nëse ëndrrat vështrohen në atë mënyrë, atëherë nuk do të ishte as e dëshirueshme t’i kujtojmë. Gjatë pjesëve të ëndrrave nivelet e neurotransmetuesve të serotoninës dhe të noradrenalinës janë shumë të ulëta.

Ëndrrat më së shpeshti janë plotësisht të palogjikshme, ndërkaq ngjarjet në to në asnjë mënyrë nuk janë të lidhura. Prandaj, kur përpiqemi që t’i kujtojmë, nuk mundemi të ndjekim ndonjë fill, ndaj imtësitë piktoreske me siguri humbasin në labirintin e pështjelluar të neuroneve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!